Koronavirus trondit sërish Italinë, jetë të humbura e mijëra të prekur

65

Italia ka bërë sërish bilancin për sa i përket Koronavirusit.

Raporti i Ministrisë italiane të Shëndetësisë evidenton se 24 orët e fundit janë infektuar edhe 2989 persona, kurse kanë humbur jetën 345 vetë.

Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 30969 numri i përgjithshëm i personave të prekur.

Ndërsa ka arritur në 2490 shifra totale e të vdekurve.

Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve sot janë shëruar 192 njerëz.