Koronavirus/Italia shpërndan 1400 euro për familjet e mbyllura në shtëpi

130

Një krizë e pashembullt ekonomike ka goditur fillimisht Italinë dhe më pas botën. Koronavirus nuk është vetëm i tmerrshëm për shëndetin, por edhe për gjithçka tjetër. Tani, qeveria italiane ka vendosur të ndajë 2.5 miliardë euro dhe ndihma për familjet.

Këto të ardhura të shpërndara duhet t’u japin qetësi të gjithë atyre familjeve që janë të detyruar të futen në shtëpi (pa punë, nëse janë të vetëpunësuar, por edhe të punësuar me aktivitete të mbyllura) të cilët nuk dinë si të shkojnë përpara. Të gjithë qytetarëve që kanë detyrime për shtëpitë, për fëmijët e për shkollimin e tyre.

Sipas Roberto Petrini të La Repubblica, shtesat mund të arrijnë në 1400 euro për familje. Gjithashtu do të shtyhen të gjitha taksat për t’u paguar nga qytetarët.