Ballina BOTA Koreja e Veriut, Pence: Takimi Trump-Kim me gjasë pas fillimit të vitit...

Koreja e Veriut, Pence: Takimi Trump-Kim me gjasë pas fillimit të vitit 2019

Samiti i dytë i SHBA-Koresë së Veriut ndoshta do të zhvillohet pas fillimit të vitit 2019. Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence e shpjegoi këtë duke theksuar se takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-un do të synojë vendosjen në mënyrë përfundimtare të kushteve për çarmatimin bërthamor të gadishullit. Deri atëherë, SHBA do të vazhdojë të ushtrojë presion maksimal mbi Korenë e Veriut, që kjo e fundit të heqë dorë nga ndërtimi i armëve bërthamore.