Ballina BOTA Koreja e Jugut, mediat: Kreu Kim Jong-Un inspekton testimin e një arme...

Koreja e Jugut, mediat: Kreu Kim Jong-Un inspekton testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Sipas shërbimit të lajmeve të Koresë së Jugut u cituan mediat shtetërore të Koresë së Veriut, të cilat bënë të ditur se kreu i vendit, Kim Jong-Un kishte inspektuar testimin e një arme taktike të teknologjisë së lartë.

Koreja e Veriut nuk ka testuar një armë bërthamore apo rakete balistike që nga viti i kaluar. Në publik, Kim është fokusuar pothuajse tërësisht në vizitat në projekte ekonomike e jo ushtarake.

“Shteti i artit të armëve, i zhvilluar gjatë udhëheqjes së lidershipit dinamik të partisë sonë, ka kuptimin e mbrojtjes tërësore të territorit tonë dhe përmirësimit të fuqisë ushtarake të ushtrisë së popullit tonë,”- tha Yonhap duke cituar Koorporatën Qendrore të Transmetimeve të Koresë së Veriut (KCBS).