Ballina BOTA Kore e Veriut, testohen dy raketa të tjera, jo bisedimeve me Korenë...

Kore e Veriut, testohen dy raketa të tjera, jo bisedimeve me Korenë e Jugut

Mediat në Korenë e Jugut kanë raportuar se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa të tjera drejt bregut lindor në Detin e Japonisë. Autoritetet në Seul kanë saktësuar se raketat ishin me rreze të shkurtër veprimi dhe janë lëshuar nga qyteti bregdetar i Tongchon. Lëshimin e raketave nga ana e Koresë së Veriut e ka konfirmuar edhe Japonia.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka theksuar se “ne do të jemi në gatishmëri dhe do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë, duke koordinuar verpimet edhe me vendet e tjera.”

Ndërkohë, në mënyrë krejt të papritur, Koreja e Veriut ka njoftuar se do t’i jape fund bisedimeve të paqes me Seulin. “Ne nuk kemi asgjë tjetër për të biseduar me autoritetet e Koresë së Jugut dhe nuk kemi ndërmend të ulemi përsëri me ta në tryezën e bisedimeve,” – thuhet në një njoftim të Komitetit të Ribashkimit Paqësor të Koresë së Veriut.