Ballina Aktualitet Korçë, vetplagoset aksidentalisht 39-vjeçari

Korçë, vetplagoset aksidentalisht 39-vjeçari

Një 39-vjeçar nga Korça është vetplagosur aksidentalisht me një armë zjarri në këmbë gjatë ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.M, i cili mësohet se pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është dërguar sot në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip “pistoletë”, e cila posedohej nga E.M. pa lejen e organeve kompetente.

Ndërkohë policia po punon ende për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.