Ballina Aktualitet Korçë, vendimi i shkarkimit, gjyqtarja e Korçës që fshehu pasurinë perrallore

Korçë, vendimi i shkarkimit, gjyqtarja e Korçës që fshehu pasurinë perrallore

Komisioni i Varur i Kualifikimit, pas një hetimi të thelluar, ka krijuar bindjen se gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, përpos deklarimeve të rreme dhe mosjustifikimit të disa të disa apartamenteve, ka fshehur edhe katër apartamente në Tiranë.

Sipas Komisionit të Vetingut gjyqtarja e Korçës i ka fshehur apartamentet në emër të motrës, bashkëshortit të motrës, babait dhe një personi të paidentifikuar. Gjithashtu gjyqtarja ka fshehur një pjesë të një ndërtese katër katëshe, e deklaruar si banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë. Por Komisioni thekson se ndërtesa është luksoze dhe përbëhet nga 4 kate, ku kati përdhes është piceri, kati i parë lokal, kati 2 restorant, kati 3 verandë dhe bar lokal, ndërsa sipas preventivit të punimeve dorëzuar nga ana e personit të lidhur, rezulton se janë shtruar 390 m2 dysheme.