Ballina Aktualitet Korçë, tentoi të vrasë policët, arrestohet 69-vjeçari

Korçë, tentoi të vrasë policët, arrestohet 69-vjeçari

Policia e Korçës ka arritur të arrestojë në flagrancë personin që tentoi të vrasë punonjësit e policisë. Mësohet se shtetasi i arrestuar është 69-vjeçari me iniciale G.Xh.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda. Arrestohet në flagrancë shtetasi G. XH., i cili tentoi të vrasë me armë zjarri punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin e këtij shtetasi, me një shtetas tjetër. Mësohet se shtetasit G. XH., i është sekuestruar amra me të cilin mendohej se do të qëllonte.