Ballina Aktualitet Korçë, shkrumbohet nga zjarri ndërtesa

Korçë, shkrumbohet nga zjarri ndërtesa

Një zjarr i përmasave të frikshme ka rënë gjatë natës në një godinë katër katëshe në Korçë. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 23:13, në lagjen nr. 12, rruga “Vasil Ternova”.

Mësohet se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme të mëdha materiale në katin e katërt të godinës, duke e shkrumbuar atë totalisht.