Ballina KULTURË Korçë, shfaqja e fundit “Kopraci” rikthehet në janar

Korçë, shfaqja e fundit “Kopraci” rikthehet në janar

Komedia “Kopraci” vepër e Molierit me regji nga Dhimitër Orgocka mbrëmë shënoi mbrëmjen e fundit për këtë vit në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës.

Këtë herë komedia e Molierit që solli në skenë me rolin e Harpagonit aktorin 92- vjeçar Koço Qëndro ishte një sukses.
Drejtoresha e teatrit Zamira Kita shprehet se për këtë komedi ka pasur mjaft interes nga publiku.

”Dita e fundit për 2018. Shihemi përsëri në janar! Deri atëherë do të keni mjaft aktivitete të bukura për të ndjekur! Faleminderit të gjithëve për interesin e madh! Jeni publiku më i mirë në botë!”, shprehet drejtoresha Zamira Kita për shfaqjen e fundit për këtë vit në skenë.
Në rolet e tjera në vepër përmendim dhe Blend Arifi, Ilda Pepa, Mateus Frroku, Zamira Kitën, Blera Belliu, Refik Xhinaku, Syrja Meçe, Lazarela Deti, Valentino Hamati dhe Antonio Tole. Muzika në vepër është nga Adrian Jorgji dhe kostumografia nga Bardhi Pojani.