Ballina Aktualitet Korçë, qëllohet me armë zjarri drejt një makine të parkuar

Korçë, qëllohet me armë zjarri drejt një makine të parkuar

Një makinë e parkuar në qytetin e Korçës, është sulmuar me armë mbrëmjen e sotme, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur viktima.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4, rreth orës 21:45, ndërsa mjeti ishte në pronësi të shtetasit me inicialet A. A.

Ky i fundit nuk ndodhej në mjet, në momentin e të shtënave, por e kishte të parkuar në rrugë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.