Ballina Aktualitet Korçë, protesta studentore për provimet e mbartura

Korçë, protesta studentore për provimet e mbartura

Protesta studentore është shtrirë këtë të enjte edhe në qytetin e Korçës.
Studentë të Universitetit “Fan Noli” të qytetit juglindor kanë lënë sot orët e mësimit për të protestuar kundër pagesave për provimet e vjeshtës.

Revolta e tyre vjen pas protestës së një dite më parë në kryeqytet, nga studentë të Politeknikut dhe Universitetit të Tiranës, e që u pasua menjëherë nga ata të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” i qytetit të Elbasanit.

Këta të fundit paralajmëruan se do ta vijonin protestën edhe këtë të enjte, ndërsa të premten do t’iu bashkoheshin studentëve të Tiranës në një protestë edhe më të madhe në numër në kryeqytet.