Ballina Aktualitet Korçë, procedohen penalisht tre persona, goditën me gurë eskortën e kryeministrit

Korçë, procedohen penalisht tre persona, goditën me gurë eskortën e kryeministrit

Policia e Shtetit në Korçë ka proceduar penalisht tre persona, të cilët kishin hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të eskortës së kryeministrit një ditë më parë, në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin.

Sipas burimeve policore, shtetasit M. H., 34 vjeç, S. S., 34 vjeç, dhe E. L., 37 vjeç, që të tre banues në Korçë, janë proceduar për veprat penale të kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Shtetit, të goditjes për shkak të detyrës dhe të prishjes së qetësisë publike.

Mësohet se tre personat u identifikuan në bazë të pamjeve filmike.