Ballina Aktualitet Korçë, presidenti Meta: Problemi për studentët zgjidhet me dialog jo provokues

Korçë, presidenti Meta: Problemi për studentët zgjidhet me dialog jo provokues

Pas vendimeve që miratoi dje Këshilli i Ministrave në lidhje me studentët, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Nga qyteti i Korçës, Meta tha se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji për këtë çështje, ndërsa shtoi se është e dobishme që të jepet një zgjidhje e besueshme.

“Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji, patjetër e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjate probleme të Arsimit të Lartë dhe të studenteve ne mënyrë të veçantë do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim.

Problemi zgjidhet vetëm ne kete menyre, permes nje dialogu te sinqerte, jo provokues, jo ndarës, jo intimitus dhe permes nje bashkëpunimi te besueshëm dhe konstruktiv,” – tha Meta.

Ndërkohë, në lidhje me protestën e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit njoftuar për t’u mbajtur në datë 28 dhjetor dhe refuzimit të lejes nga policia për të protestuar, presidenti Meta u përgjigj se: “Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tille te këtë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”.