Ballina Aktualitet Korçë, presidenti Meta: Ndryshimet e emrave nuk i bëjnë mirë as ekonomisë,...

Korçë, presidenti Meta: Ndryshimet e emrave nuk i bëjnë mirë as ekonomisë, as vendit

Presidenti Ilir Meta, teksa merrte pjesë në një aktivitet zyrtar në Korçë, ka komentuar ndryshimet në qeveri, duke theksuar se qeveria duhet të jetë “bashkëpunuese me opozitën dhe me grupet e interesit.” “Ndryshimet e emrave nuk i bëjnë mirë as ekonomisë, as vendit, – ka thënë presidenti Meta. – Kam kohë që kërkoj ndjekjen e modelit të Maqedonisë.”

Kryeministri Rama largoi sot me një të rënë të lapsit shtatë ministra të kabinetit të tij qeveritar, si edhe zv.kryeministren Senida Mesi, ndërsa dha paralajmërim për dy ministra të tjerë.

Gjithashtu, Erjon Braçe u emërua zv.kryeministër dhe u rikthye dikasteri i Ministrisë së Marrëdhënieve me Kuvendin, në krye të së cilit u njoftua emërimi i Elisa Spiropalit.