Ballina Aktualitet Korçë, plagosi me armë në lokal 48-vjeçarin, vetëdorëzohet autori

Korçë, plagosi me armë në lokal 48-vjeçarin, vetëdorëzohet autori

Ndalohet autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të 48-vjeçarit në Korçë. Në fakt, ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal, në qytetin e Korçës, ndërkohë që burimet zyrtare policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë autori 28-vjeçar me inicialet J. H.

Sipas burimeve policore, pas kontrolleve të shumta të ushtruara nga ana e Policisë së Shtetit në Korçë, si edhe falë bashkëpunimit me familjarët dhe avokatin e autorit të dyshuar, u bë e mundur që, gjatë mbrëmjes së djeshme, i riu të vetëdorëzohet.

Ai akuzohet për veprat penale të vrasjes me paramendim, vepër kjo e mbetur në tentativë, si edhe për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municioneve.