Ballina Aktualitet Korçë, përmirësohet situata e energjisë elektrike pas motit të keq

Korçë, përmirësohet situata e energjisë elektrike pas motit të keq

Rrjeti i energjisë elektrike pas reshjeve të dendura të dëborës të cilat shkaktuan edhe rënien e disa ortekëve, në qarkun e Korçës është përmirësuar ndjeshëm, pasi ekipet e OSHEE kanë riparuar shumicën e dëmeve.

Edhe pse puna për vendosjen në funksion të gjithë rrjetit vazhdon, OSHEE ka vënë në dijeni riparimin në masën 70%, duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji elektrike.

Gjatë 3 ditëve qarku i Korçës është përfshirë nga një mot me reshje të dendura dëbore, të cilat kanë shkaktuar edhe shumë dëme në zona të thella malore, ku terreni i vështirë e ka komplikuar disi punën e ekipeve të OSHEE.

Në ndihmë të brigadës së terrenit të OSHEE, Drejtoria Rajonale Korçë, kanë ardhur brigada nga Elbasani dhe Durrësi, të cilët po punojnë intensivisht për riparimin sa më të shpejtë të defekteve të mbetura.