Ballina Aktualitet Korçë, përkeqësohet moti, rinisin reshjet e borës

Korçë, përkeqësohet moti, rinisin reshjet e borës

Ftohja e paralajmëruar e motit gjatë kësaj jave është ndjerë thuajse në të gjithë vendit, ndonëse më tepër se kudo është ndjerë në Korçë. Atje kanë rinisur reshjet e borës, që kanë prekur gjithë territorin e zonës.

Policia Rrugore dhe autoritetet vendore bëjnë bëjnë të ditur se, si pasojë e reshjeve të dendura, zona turistike e Dardhës është e kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Po ashtu, kujdes duhet patur edhe në Qafën e Qarrit. Ndërkohë, në akset e tjera qarkullimi bëhet normalisht dhe pa zinxhirë.