Ballina Aktualitet Korçë, nuk ndalen lëkundjet sizmike, regjistrohen edhe dy tërmete të tjera

Korçë, nuk ndalen lëkundjet sizmike, regjistrohen edhe dy tërmete të tjera

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rajonin e Korçës janë regjistruar edhe dy tërmete të tjera. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se tërmeti i parë u ndje në orën 00:23 me magnidutë 2,4 ballë, me epiqendër rreth 16 km nga Korça, ndërsa tërmeti i dytë u regjistrua në orën 03:06 me magnitudë 2,1 ballë, me epiqendër thuajse në të njëjtën zonë.

Prej tre ditësh, tërmetet në rajonin e Korçës nuk po ndalen. Edhe këtë mëngjes, lëkundjet e reja që janë regjistruar kanë sjellë panik tek qytetarët. Mësohet se banorët kanë lënë shtëpitë, duke dalë jashtë.