Korçë/Një qytetar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para

158

Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë.

Dyshohet se ai ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.