Një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë është gjendur i pajetë në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.
Dyshohet se i ndjeri ka humbur jetën nga shkaqe natyrale pasi në trupin e tij nuk ka shenja dhune.
Megjithatë, policia po heton ngjarjen si dhe pritet një ekspertim mjeko-ligjor.
Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.