Ballina Aktualitet Korçë, një automjet shpërthen nga flakët

Korçë, një automjet shpërthen nga flakët

Një automjet ka shpërthyer nga flakët dhe si pasojë është djegur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e kësaj të enjteje dhe sipas Policisë shkak është bërë një shkëndijë në impiantin e gazit.

Sipas Policisë, makina ishte pranë një karburanti në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Raportohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se makina është në pronësi të një femre, e cila është dërguar në spital për shkak të tronditjes.

Policia po punon ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.