Ballina Aktualitet Korçë, nisin reshjet e para të dëborës

Korçë, nisin reshjet e para të dëborës

Me uljen e temperaturave ka mbërritur dhe dëbora e parë për këtë vit në Shqipëri, e cila ka nisur të bjerë në qarkun e Korçës.

Mësohet se bora ka nisur prej dy orësh në fshatin turistik të Dardhës. Kjo është dëbora e parë në vend dhe me rënien e tyre duket se ditët e ngrohta kanë mbaruar për këtë vit.