Ballina Kronikë Korçë, ngjarje tragjike, dy persona mbyten në rezervuar

Korçë, ngjarje tragjike, dy persona mbyten në rezervuar

Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme, pasi janë mbytur në rezervuarin e Bradomirës, në Korçë. Njëri nga viktimat është identifikuar si shtetasi me inicialet A. P., 50 vjeç, banues në fshatin Bletas, ndërsa tjetri mësohet se është shtetasi me inicialet Z. K., 56 vjeç.

Burimet policore nga vendngjarja bëjnë të ditur se shtetasi A. P. është nxjerrë nga rezervuari, ndërkohë që vijojnë kërkimet për personin tjetër. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat janë duke punuar për nxjerrjen jashtë rezervuarit të shtetasit Z. K. dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj tragjedie.