Ballina Aktualitet Korçë, në pranga katër persona, u kapën me 1000 kilogramë drogë

Korçë, në pranga katër persona, u kapën me 1000 kilogramë drogë

Policia e Korçës ka vënë në pranga katër persona të cilët dyshoheshin si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të shitjes dhe transportit të lëndëve narkotike.

“Në vijim të informacionit, për goditjen e një tentative ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit A.S, 47 vjeç, Z.H, 56 vjeç, A.M, 50 vjeç dhe M.S, 30 vjeç. Në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqitën 2 mjete, tip kamion. Gjatë kontrollit të imtësishëm si edhe skanimit të mjeteve, u gjet dhe sekuestrua një sasi 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore, u arrestuan drejtuesit e mjeteve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, si të implikuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa mjete, sasi monetare dhe telefona. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë,” – thuhet në njoftimin e Policisë.