Ballina Ekonomi / Biznes Korçë, ministri Peleshi thirrje fermerëve që të aplikojnë për fondet e BE

Korçë, ministri Peleshi thirrje fermerëve që të aplikojnë për fondet e BE

Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi u bëri thirrje fermerëve të Korçës që të aplikojnë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian nëpërmjet programit IPARD. Sipas ministrit Peleshi, rajoni i juglindjes i ka të gjitha mundësitë të përfitojë deri 13 milionë euro për bujqësinë, nga 60 milionë euro në total që janë në dispozicion.

Por, ministri Peleshi theksoi rëndësinë e standardeve të produkteve. Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural tha se fermerët duhet te orientohen në mbjelljen e kultivarëve të rinj të mollës, me qëllim që të mos mbeten stok.