Ballina Aktualitet Korçë, ministri Gjiknuri përuron rrugën zëvendësuese

Korçë, ministri Gjiknuri përuron rrugën zëvendësuese

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugëve zëvendësuese përgjatë bregut verior të rezervuarit të hidrocentralit të Moglicës.

“Kjo është rruga e fundit që është rruga zëvendësuese e Moglicës e cila do të jetë rrugë nacionale pasi zëvendëson rrugën që do të përmbytet nga mbushja e liqenit dhe fillimi i punimeve të hidrocentralit të Moglicës. Është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit të partneritetit publik-privat, me një nga kompanitë më të mira në Shqipëri që është Statkraft. Në negociata me qeverinë ata arritën të nënshkruajnë një marrëveshje për ndërtimin e rrugëve zëvendësuese në gjithë këtë zonë ku një pjesë të kontributit e ka dhënë drejtpërdrejtë edhe qeveria nëpërmjet Buxhetit të Shtetit,” – u shpreh ministri Gjiknuri.