Ballina Aktualitet Korçë, makina përplas për vdekje një çift

Korçë, makina përplas për vdekje një çift

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ndërsa kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh të cilët ishin duke ecur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në Vloçisht, teksa një makinë ka përplasur një burrë dhe grua të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, por nuk kanë arritur të mbijetojnë dhe kanë ndërruar jetë.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave si dhe shkaqet e aksidentit.

Forcat e policisë në vendngjarje vijojnë hetimet.