Ballina Aktualitet Korçë, makina përplas “Audi-n” e parkuar, një i plagosur

Korçë, makina përplas “Audi-n” e parkuar, një i plagosur

Gjatë ditës së sotme një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.

Një makinë tip ‘Volkswagen’ me targa AA022IX ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip ‘Audi’ me targa AA999MD që ishte parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy mjetet si dhe shoferi i mjetit ‘Volkswagen’ me inicialet E.L, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rënde shëndetesore.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.