Ballina Aktualitet Korçë/ Makina përfundon në kanal, plagosen 4 maturantë

Korçë/ Makina përfundon në kanal, plagosen 4 maturantë

KORÇË– Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka mbetur të plagosur 4 persona.

Mësohet se aksidenti është regjistruar në aksin Korçë-Voskopojë, ku të plagosur janë 4 maturantë. Burime për mediat dëshmojnë se, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, e ndërsa bëhet e ditur se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.