Ballina Aktualitet Korçë, makina kaplohet nga flakët, shoferi shpëton mrekullisht

Korçë, makina kaplohet nga flakët, shoferi shpëton mrekullisht

Një automjet ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër në vendin e  quajtur “Ura e Trenit” në Devoll të Korçës. Mësohet se drejtuesi i makinës ka dalë me shpejtësi nga mjeti duke shpëtuar për mrekulli.

Makina është djegur plotësisht dhe shkak për të mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të incidentit.