Ballina Aktualitet Korçë, lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti mëngjesin e sotëm

Korçë, lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti mëngjesin e sotëm

Qyteti i Korçës është prekur mëngjesin e sotëm nga disa lëkundje të njëpasanjëshme tërmeti, rreth orës 06:33 minuta.

Paraprakisht raportohet se epiqendra ka qenë në fshatin Mollas të rrethit të Korçës, ndërsa në 3 banesa në fshatin Vidohovë të Devollit ka patur dëmtime.

Tërmeti me magnitudë 5 ballë dhe thellësi 10 km, ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre. Lëkundjet e tërmetit kanë zgjatur për disa sekonda, por deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.