Ballina Aktualitet Korçë, kryeministri Rama kërkon ndjesë publike mbi deklaratat në Parlament

Korçë, kryeministri Rama kërkon ndjesë publike mbi deklaratat në Parlament

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot nga Korça një cikël të ri takimesh me qytetarët, që ka në thelb fushatën për zgjedhjet vendore të qershorit 2019. Nën sloganin “Bashkia që duam”, Rama e ka nisur fjalën e tij duke i rikujtuar qytetarëve disa nga arritjet, që ai i konsideron si suksese të qeverisë së tij.

Shefi i qeverisë ka kërkuar gjithashtu ndjesë publike për gjuhën e përdorur të enjten e shkuar në seancën parlamentare gjatë replikës me ish-kryeministrin Sali Berisha. Mes tjerash, ai u ndal edhe te studentët, të cilët siç tha ai do të kenë mundësi  të mira punësimi në administratë dhe kjo do të behët sipas rezultateve që ata marrin.

Rama shoqërohet në takim nga disa ministra, ish-ministra, kryebashkiaku i Korçës si dhe zyrtarë të Partisë socialiste.