Ballina Aktualitet Korçë, katër banesa përfshihen nga flakët në fshatin Vreshtas

Korçë, katër banesa përfshihen nga flakët në fshatin Vreshtas

Katër banesa në fshatin Vreshtas në Korçë janë përfshirë nga flakët këtë të premte.

Sipas informacioneve zjarri ka rënë fillimisht në një prej banesave dhe më pas është përhapur në tre të tjera.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar pasi kanë mundur të largohen në kohë nga banesat.

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat po favorizohen nga era.

Ende nuk dihet shkaku I rënies së zjarrit.