Ballina Aktualitet Korçë, “Hani i Pazarit” një gur i çmuar në trashëgiminë historike

Korçë, “Hani i Pazarit” një gur i çmuar në trashëgiminë historike

Qyteti i Korçës, i njohur ndryshe edhe si “Parisi i Vogël”, një epiqendër e kulturës dhe e zhvillimit të vendit tonë, me një histori të lashtë dhe tepër diversive, e banuar që nga mijëvjeçari i katërt, e cila mbetet ende një nga qendrat më të vizituara në vend.

Duke filuar që nga gurët e kalldrëmit, e deri te çatitë e shtëpive, çdo element, çdo veçori plotëson në mënyrë harmonike zonën më të bukur të qytetit. Pra, në qendër të Korçës ndodhet Pazari i Vjetër, e menjëherë të bie në sy “Hani i Pazarit”, ndërtesa 350-vjeçare, e restauruar tërësisht për herë të parë pas periudhës së diktaturës.

Me një hapësirë prej 730 metra katrorë, aty gjen mjedise nga më të ndryshmet: hoteleri, restaurante, bare me muzikë live dhe mjedise lojërash argëtuese. Të gjitha në shërbim të vizitorit në të katër stinët e vitit. Korçës iu rikthye dhe një monument historik, por tashmë në aktivitetin e tij të plotë si dikur, por me ndryshimin se nuk stacionohen më karvane kuajsh që vinin nga Elbasani e jugu i vendit që udhëtonin drejt Stambollit, por parkohen makina e autobusë turistësh të huaj e vendas.

“Hani i Pazarit”, një tjetër gur i çmuar në trazhgiminë e kulturës dhe historisë korçare.