Ballina Kronikë Korçë, gjendet e vdekur e moshuara

Korçë, gjendet e vdekur e moshuara

Një 68-vjecare është gjetur e vdekur në banesën e saj mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.

Mësohet se e moshuara Ramije Mushaj është gjetur e pajetë në banesën e saj ku jetonte vetëm, në lagjen numër katër të qytetit të Korçës.

Policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune por hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.