Ballina Aktualitet Korçë, gjendet e pajetë e moshuara, dyshohet se e mbyti djali

Korçë, gjendet e pajetë e moshuara, dyshohet se e mbyti djali

Një grua është gjetur e pajetë në Korçë mesditën e sotme. Sipas të dhënave të para, 80-vjeçarja Sanie Demollari është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në Lagjen 14 të Korçës.

Dyshimet kanë rënë mbi djalin e viktimës, 50-vjeçarin Ylli Demollari. Ai është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Shtetit, ku po merret në pyetje. Mësohet se djali ishte i pamartuar dhe jetonte vetëm me nënën, e cila fëmijët e tjerë i ka jashtë vendit.