Ballina Aktualitet Korçë, fermerët bllokuan rrugën, nis hetimi për organizatorët

Korçë, fermerët bllokuan rrugën, nis hetimi për organizatorët

Pas Tiranës edhe Policia e Korçës ka proceduar penalisht organizatorët e protestës. Hetimi ka nisur ndaj përgjegjësve, të cilët bllokuan aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas Policisë, tubimi i djeshëm i studentëve ka qenë i paligjshëm dhe jashtë normave ligjore.

Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit pranë Drejtorisë Vendore te Policisë së Korçës.
Një nga burimet tha se tubimi ka qenë i paligjshëm pasi organizatorët nuk kishin marrë leje pranë organeve te policisë lokale.