Ballina Aktualitet Korçë dhe Elbasan, studentët protestë, u bashkohen edhe gjimnazistët

Korçë dhe Elbasan, studentët protestë, u bashkohen edhe gjimnazistët

Protesta e studentëve ka nisur dhe në rrethe. Në Korçë, studentëve të Universitetit “Fan Noli” u janë bashkuar dhe gjimnazistë të shkollave të mesme “Dhaskal Todri’ dhe ‘Kostandin Kristoforidhi’.

Me pankarta në duar kanë filluar marshimin në qytet. Edhe në Elbasan ka nisur grumbullimi para Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.