Ballina Aktualitet Korçë, dega e Partisë Demokratike mbyll zgjedhjet

Korçë, dega e Partisë Demokratike mbyll zgjedhjet

Partia Demokratike vijon procesin zgjedhor për drejtuesit e saj në rrethet e Shqipërisë, nismë kjo e cila i paraprin zgjedhjeve lokale të cilat do të zhvillohen me 30 qershor 2019.

Pas zgjedhjeve në Gjirokastër, selia blu e ka mbyllur këtë proces edhe për Korçën, ndërsa për një mandat 4-vjeçar u zgjodh Andrea Mano. Në votime morën pjesë 274 delegatë. Andrea Mano u shpall fitues me 249 vota, kundrejt 19 votave që mori kandidati tjetër.

Pjesëmarrja në votime ishte 70,6 përqind, ndërsa Mano u konfirmua fitues me një shumicë dërrmuese, përkatësisht 90,9 përqind të votave të delegatëve.