Ballina Aktualitet Korçë, çmimi i lartë i drurëve, banorët: Nuk e përballojmë dot

Korçë, çmimi i lartë i drurëve, banorët: Nuk e përballojmë dot

Stinën e ftohtë të dimrit banorët e Korçës e përballojnë përmes ngrohjes me dru.

Shumë prej tyre thonë se e kanë të vështirë t’ia dalin pasi çmimi i drurëve ka pësuar sërish rritje këtë vit.

Banorët: – “Detyrohemi të kursejmë për të blerë dru. Kushtojnë mbi 220 mijë lekë.”

Disa shprehen se janë të detyruar të marrin lekë hua te të afërmit për të pajisur shtëpinë me dru. Por më shumë vështirësi ka mosha e tretë. Me pensionin minimal nuk mund të mbulojnë të gjitha shpenzimet.

Në Korçë një metër kub druri këtë dimër blihet me 2 mijë lekë.