Ballina Aktualitet Korçë, Blendi Klosi refuzon lejen për të ndërtuar TEC-in

Korçë, Blendi Klosi refuzon lejen për të ndërtuar TEC-in

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi është shprehur se ka firmosur refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in në Korçë, pasi sipas tij, ky projekt nuk përmbushte kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Europian.

Vendimi vjen pas një analize vjetore të punës se Inspektoratit të mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit.
“Firmosëm refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in e Korçës. Projekti nuk përmbush standardet e kërkuara nga BE”, tha Klosi.