Ballina Aktualitet Korçë, Basha me qytetarët: Të rrëzojmë sistemin e korruptuar dhe të kriminalizuar...

Korçë, Basha me qytetarët: Të rrëzojmë sistemin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Rames (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha, ftoi qytetarët korçarë në protestën e 16 marsit në Tiranë. Për Bashën kjo është një protest jetike për vendin për të larguar këtë qeveri të korruptuar, ku një prej aferave më të mëdha është ai për ndërtimin e TEC-it në Korçë.

Kryedemokrati Basha, tha se partia që ai drejton synon jo vetëm ndryshimin e pushteteve përmes institucionuit të votës së lirë, por edhe të sistemit që nis me ndërshkueshmërinë e abuzuesve me ligjin.

Me mesazhet e tij për qytetarët, por edhe ndërkombëtarët Basha, theksoi se me ktë qeveri Procesi I Integrimit Europian të vendit është i bllokuar, ndaj ai e cilësoi protestën e 16 marsit si takim me historinë për shqipërinë Europiane.

Më pas kryedemokrati Basha, takoi pedagogë dhe studentë të korçës ku theksoi se kjo qeveri nuk ka adresuar problemet e ngritura nga studentët ku ftoi edhe studentëtë të bëhen pjesë e protestës masive të 16 marsit në Tiranë, për ta larguar këtë qeveri krimi dhe për ti hapur rrugë një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.