Ballina Aktualitet Korçë, banorët kundër ndërtimit të gurores në Malin e Omit

Korçë, banorët kundër ndërtimit të gurores në Malin e Omit

Banorët e tetë  fshatrave të Kolonjës janë bërë bashkë për të kundërshtuar projektin për ndërtimin e një guroreje në Malin e Omit, pranë zonës së mbrojtur të Gërmenj Shelegurit.
Banorët shprehen se janë rreth tetë fshatra që preken nga gurorja.

Në dëgjesën e dytë publike, ata votuan qartë kundër gurores që sipas tyre do të shkaktonte masakër mjedisore në një zonë që synon të zhvillohet përmes turizmit të natyrës.

Banorët thonë se pyjet e malet janë pasuria me e madhe për komunitetin me disa mijëra banorë dhe gurorja sipas tyre do ti dëmtonte.
Inspektoriati i Mjedisit i kontaktuar tha se nuk do të ketë leje mjedisore për projektin, por edhe në rast të kundër, banorët e Kolonjës paralajmëruan se ata do të bëhen pengesë e projektit. Në dëgjesën publike morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor dhe Ministrisë së Turizmit.