Ballina Aktualitet Korçë, ambasadori turk: Shqipëria, vend kyç në Ballkan në aspektin e sigurisë

Korçë, ambasadori turk: Shqipëria, vend kyç në Ballkan në aspektin e sigurisë

Ambasadori turk në vendin tonë Murat Ahmet Yoruk, gjatë një vizite në Bashkinë e Korçës, ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se Shqipëria është një vend kyç për sigurinë e Ballkanit.

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë ndërtuar mbi besimin dhe bashkëpunim mes dy shteteve, – ka thënë ambasadori turk Yoruk. – Turqia ka qenë gjithmonë afër Shqipërisë dhe normalisht do jetë edhe më tej. Shqipëria është vend kyç për Ballkanin në aspektin e sigurisë dhe luan një rol të rëndësishëm, duke ditur që është pjesë e NATO. Në të njëjtën kohë, vijojnë përpjekjet dhe negociatat për integrimin drejt BE. Normalisht Shqipëria ka ecur në rrugën e saj dhe ne shpresojmë që të bëhet pjesë e BE.”

I gjendur në Korçë, ambasadori turk vlerësoi miktpritjen, duke thënë se “jam i kënaqur që vizitoj qytetin tuaj.” “Është qytet shumë i bukur, që të ofron mundësi të gjera bashkëpunimi,” – ka vijuar më tej ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk.