Ballina Aktualitet Korçë, aksidentohet këmbësori

Korçë, aksidentohet këmbësori

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se një makinë ka përplasur një këmbësor.
Personi i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet nën kontrollin e mjekëve, ndërsa shoferi është ndaluar.

“Më datë 12.02.2019, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident ku shtetasi K. M., duke drejtuar mjetin tip ‘Range Rover’, ka aksidentuar shtetasin A. D, rreth 59 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve,” – njoftoi policia.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.