Korçë/ Adoleshenti plagos me armë zjarri 24 vjeçarin

56

Policia e Korçës ka vënë në pranga 16 vjeçarin i cili një ditë më parë për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin me iniciale K. L., 24 vjeç 24 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në lagjen 14 në Korçë ku 16 vjeçari , për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Korçës.

“Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr. 14, Korçë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit Th. Th., 16 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Korçës”, thuhet në njoftimin e policisë.