Ballina Aktualitet Korçë, 77-vjeçari aksidentohet nga një makinë

Korçë, 77-vjeçari aksidentohet nga një makinë

Një i moshuar është goditur nga një makinë në lagjen nr.17 në Korçë.

77 vjeçari i identifikuar me inicialet J.P, po ecte me biçikletë në momentin kur është goditur nga makina e një 63 vjeçari me inicialet B.J.

Pavarësisht aksidentit, 63-vjeçari është larguar, por më pas është ndaluar nga policia e cila e ka dërguar në komisariat.

 Ndërkohë 77-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.