Ballina Aktualitet Korçë, 76 lekë ushqim në ditë për një nxënës

Korçë, 76 lekë ushqim në ditë për një nxënës

Kostoja ditore e ushqimit për një nxënës do të jetë 76 lekë.

Ky është vendimi i Këshillit të Ministrave për projektin pilot “Për masat për nxitjen e të nxënit”, të vijueshmërisë dhe përparimit të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, Korçë, për vitin shkollor 2018-2019.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe në projekt përfshihen 350 nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” në Korçë.