Ballina Kronikë Korçë, 27 vjeçari qëllohet me armë zjarri. Çfarë ndodhi gjatë natës?

Korçë, 27 vjeçari qëllohet me armë zjarri. Çfarë ndodhi gjatë natës?

Policia bën me dije se shtetasi Reans Muçollari, ka përfunduar në spital rreth orës 02:05 minuta të mëngjesit të sotëm me një plagë në pjesën e këmbës. Aktualisht, i riu ndodhet i shtruar nën kujdesin e mjekëve.

Deri tani janë shoqëruar 6 persona. Dyshohet se i riu është plagosur pas një konflikti të çastit. Policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

E megjithatë i riu Reans Muçollari është një person i njohur tashmë për policinë pasi në vitin 2017 ka aksidentuar një person me makinë.